Rizoto me oriz të ndryshëm
1. Ziejmë 700 ml ujë me një knor pule
2. Në një tjetër tenxhere kaverdisim me gjalp ¼ e qepës të grirë imët.
3. Pasi qepa të ketë marrë ngjyrë të florinjtë shtojmë orizin dhe e përziejmë për dy deri tre minuta
4. Shuajmë me verë, më pas lëngun nga 2 kokrra portokall, ujin që kemi të nxehtë me knor (nga pak e vazhdimisht) kripën e piperin
5. Në një tigan kaverdisim lehtë arrat
6. Kur shohim që rizoto është bërë shtojmë me rradhë tre deri katër luleshtrydhe të prera në kubikë, arrat, nenexhik të prerë imët, grana të grirë imët, pak vaj ulliri
7. E përziejmë mirë por jo mbi zjarr të ndezur dhe e shërbejmë
8. Kujdes balancat e kripës